I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun në Kosovë-Serbi, Stuart Peach, ka deklaruar se përkrah rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Britania është në bisedë të vazhdueshme me të dyja palët në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mbështesim fuqishëm rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë moment ne vazhdojmë të mbështesim thirrjet e Bashkimit Evropian për de-përshkallëzim. Këtë e kam bërë vetë gjatë vizitave të mia dhe e theksoj edhe një herë se sa urgjente është të vazhdojmë me dialogun. Në historinë tonë dhe në përvojën time gati gjysmë shekullore në ushtri, është gjithmonë mirë të flasësh”, shprehet emisari britanik”, ka deklaruar Peach për N1, transmeton RTK.
Peach ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat veriore.
“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën, të kthehen serbët e Kosovës në institucione që të ketë ekuilibër dhe drejtësi në polici. Të kthehen sa më shpejt në aktivitetin normal të policisë dhe të mundësohet që demokracia të zërë rrënjë realisht në nivel lokal, me çka nënkuptoj zgjedhjet lokale. Ne presim përgjigjen më të madhe të mundshme dhe që të gjitha partitë të marrin pjesë në ato zgjedhje lokale”, ka deklaruar Peach.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...