Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Gërvalla këtë e ka cilësuar si një ditë të gëzuar për Kosovën.
”Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që akoma i nënshtrohet regjimi i vizave.
Por kjo po merr fund, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Arbresh.info/
A Day of Joy for ?? & ??!
Today, the ?? European Parliament finally decided #VisaLiberalization for the citizens of Kosova ??. The EP stood with us every step of the way in all the years. Today I thanked key EP members for their crucial support.
TOGETHER we are EUROPE!
??❤️?? pic.twitter.com/b50FXxAgNZ— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) April 18, 2023
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...