Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Leonora Morina-Bunjaku është kandidate e PDK-së për kryetare të Gjilanit.
Krasniqi, ka shkruar se Morina-Bunjaku është profesoreshë e aktiviste politike.
“Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit. Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet”, ka deklaruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së, shton tutje se “qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime”.
“Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë. Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan”, ka deklaruar Krasniqi.
PDK ka zyrtarizuar edhe kandidatët tjerë për komuna, për zgjedhjet e 17 tetorit./arbresh.info/
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin