Partia Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka uruar për lirimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku.
Nga ky subjekt kanë kërkuar edhe lirimin e luftëtarëve tjerë në rastin Drenica 1 dhe 2, transmeton lajmi.net
“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.PDK kërkon lirimin e luftëtareve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshem, siç është procesi gjyqësore ku është ridëshmuar se janë”, thuhet në njoftim.
“UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme! Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe përkushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike!”, kanë thënë nga PDK-ja.
Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...