Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK’së, e cila zgjati rreth dy orë. Drejtori i PDK’së për Komunikim dhe Media, Bashmir Xhemaj thotë se mbledhja s’ka qenë urgjente dhe se në të u diskutua për vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrellit.
Pas përfundimit të mbledhjes, e cila ishte thirrur pak para mesnatës, zyrtari i PDK’së ka thënë se nuk ka pasur asnjë urgjencë, raporton Gazeta Express.
“Mbledhja është planifikuar të mbahet në orën 19:00, por është shtyrë në 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve të kryesisë”, ka thënë Xhemaj.
Sipas tij, kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar rreth vizitës së ndërmjetësuesit të BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, i cili qëndron nesër në Prishtinë.
“Nuk ka pasur kurrfarë urgjence, por lidhet me vizitën e z. Borrell nesër. Qëndrimet e PDK’së për këtë vizitë do të mbahen nesër përmes një konference të shypit, që do të mbahet nesër”, ka shtuar Xhemaj.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...