Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës ku flitej për skandalin financiar në të cilën raportohet se është përfshirë ambasadori Martin Berishaj, ka eskaluar në sharje nga opozita drejt pozitës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është e turpshme prej shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila ka aktakuzë për korrupsion me dalë me na moralizu dhe me përdor emrin e Hashim Thaçit.
“Është e turpshme prej shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila ka aktakuzë për korrupsion me dalë me na moralizu dhe me përdor emrin e Hashim Thaçit që për dy vite është në burg për shkak të raportit të Dick Martyt dhe sot me një çështje tjetër me mbulu një aferë korruptive të madhe të Martin Berishajt”, ka thënë Tahiri.
Ai ka prezantuar një dokument për të cilin tha se është certifikata e biznesit të ambasadorit Berishaj në Mal të Zi.
“Kjo është certifikata e biznesit të Martin Berishaj që e kam siguruar sot në Mal të Zi. Kjo është edhe adresa, kjo është certifikata e biznesit të tij që nuk e ka deklaru. Kemi një njeri në përfshirje të shpëlarjes së parave”, tha Tahiri./arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A