Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotshme do të ketë dy konferenca për media.
Fillimisht dega në Prizren do të ketë konferencë për media në ora 11:00. Kryetari i PDK-së në Prizren bashkë me deputeten, Eliza Hoxha do të flasin për shtatoren e Skënderbeut të vendosur së fundmi në këtë qytet, transmeton arbresh.info.
Pastaj, PDK, dega në Prishtinë, në ora 13:00 do të mbajnë konferencë për shtyp në stacionin e autobusëve tek “Katedralja”.
Nuk dihet arsyeja, por besohet se do të jetë në lidhje me vendimin e fundit të Shpend Ahmeti që Trafiku Urban të jetë falas për të gjithë qytetarët në muajin dhjetor./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...