Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur mbledhje të rregullt me kryetarët e degëve të partisë, ku u shqyrtuan dhe trajtuan çështje të ndryshme nga aktualiteti politik dhe organizativ.
Në njoftim për media thuhet se në takim, u diskutua veçanërisht angazhimi për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mbahet më 10 Tetor 2016.
“Po ashtu, u vlerësua si shumë i rëndësishëm aprovimi i Ligjit për Trepçën duke iu rikthyer si aset shumë i rëndësishëm ekonomik Republikës së Kosovës dhe minatorëve. Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm dhe çmoi lartë punën e kryetarëve të degëve, duke theksuar se do fuqizuar komunikimi i brendshëm dhe intensifikimi i punës në terren”, thuhet në njoftim.
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja