Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot profesori i asociuar në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Qerimi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka njoftuar për pranimin e tij në parti.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar Hamza.
Ai ka shtuar se, përveç përvojës së tij të gjerë profesionale, Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore të botuara në revista ndërkombëtare dhe se më herët ka qenë edhe lider studentor.
“Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka përfunduar Hamza.
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...