Përmes një konference për media, Partia Demokratike e Kosovës , ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, që këtë fundjavë të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës në arsim.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë në një konferencë për media të premten se fëmijët e Kosovës duhet të jenë në shkolla nga e hëna e ardhshme.
“Ftoj Kurtin, Nagavcin, Muratin që të ulen me urgjencë gjatë vikendit dhe t’i përafrojnë qëndrimet e të gjejnë një zgjidhje që fëmijët e Kosovës të jenë në bankat shkollore të hënën. SBASHK-u nuk është se ka ngulur këmbë në 100 euro, derisa Qeveria ka dhënë opsionin e 50 eurove me idenë se kjo është oferta jonë dhe asgjë më tepër. Zgjidhja nuk bëhet nëse ne pozicionohemi me kryeneçësi”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka shtuar se Qeveria nuk shqetësohet fare për fëmijët që nuk po shkojnë në shkolla duke thënë se çelësi i zgjidhjes është pikërisht te qeveria.
“Çelësi i zgjidhjes është tek ata sepse për atë punë kanë përgjegjësi”, është shprehur Hoxha./arbresh.info/
Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë flasin për Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...