PDK përmbylli fushatën, zotohet për rritje pagash e pensioneve

19:09 | 8 Shkurt 2025
R J

Partia Demokratike e Kosovës, të shtunën ka përmbyllur fushatën elektorale në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza tha se fushatën po e përmbyllin me zotimin për rritje pagash e pensionesh.
“Kjo fushatë është e orientuar nga ardhmja me bindjen që Kosova mundet më mirë. Ua jap fjalen që do të punoj me nder dhe çdo premtim për rritje pagash dhe pensioneve do ta realizoj ose jap dorëheqje. Ti rrisim pagat 50%, pensionet 70%…”, tha ai.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se Hamza është gati që të garantojë se asnjë qytetar nuk do të harrohet ose të mbesë prapa.
“Të gjithë pa përjashtim e ndjejmë se Kosova mundet më mirë. Ne kemi plan dhe program konkret, të cilën e përgatitëm me qytetarët tonë. Kemi njeriun më të duhur dhe më të përgatitur për ta zbatuar këtë program të jashtëzakonshëm. Bedriu është familjar i ndershëm, profesionist me integritet dhe lider që e mban fjalën. Ai e ka dëshmuar kompetencën e tij në të kaluarën dhe po e dëshmon edhe sot me arritje të pamohueshme dhe rezultate konkrete. Vula e profesionalizmit të tij është në secilin projekt transformues në dy dekadat e para të lirisë”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme