Aktgjykimi i nxjerre nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 përcakton se posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve.
E, në këtë rast posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit parazgjedhor PAN.
Por, me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor mes PDK-AAK e Nisma ky post do t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovoës.
Në partinë e Kadri Veselit thonë se ende nuk kanë vendosur se kush do të udhëheq me institucionin më të lartë legjislativ në vend.
“Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve. Ende nuk është diskutuar asnjë kandidat. Ky post i takon PDK-së dhe të shohim nëse kryetari Veseli ka gatishmëri të jetë sërish kryetar i Kuvendit”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK-së për ‘Indeksonline’.
Në bazë të marrëveshjes për koalicion mes partive të dala nga lufta, posti i kryeministrit do t’i takojë Haradinajt, ndërsa posti i zv/kryeministrit partisë se Fatmir Limajt.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...