Partia Demokratike e Kosovës, di duket ka nisur fushatën zgjedhore.
PDK sot gjatë ditës ka takuar disa përfaqësues të sindikatave, raporton Arbresh.info.
Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari Uran Ismaili dhe anëtari i kryesisë, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Ky është njoftimi i plotë nga PDK:
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë përgëzuar kryetarin në detyrë Enver Hoxhaj dhe Partinë Demokratike të Kosovës për konstruktivitetin politik, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Më tej, në këtë takim i cili ishte vetë kërkesë e këtyre sindikatave dhe profesionistëve, që të gjthë njëzëri kërkuan nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit.
Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në.
Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...