Google ADS

PDK mirëpret marrëveshjen për targa

11:34 | 24 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot në Kuvend se e mirëpret marrëveshjen për targat të arritur dje në Bruksel.

Megjithatë, ai pati edhe kritika për qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, e që sipas Krasniqit, është shkaktuar dramë pa pasur nevojë.

“Në mes të dramës pa pikë nevoje që i keni shkaktuar vendit, ne e mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen që shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial në veri”.

Ai i tha Kurtit se nuk ka qenë e nevojshme të pritet kaq gjatë për këtë marrëveshje, por, ka mundur ta bëjë këtë qysh para disa javëve, kur ia kërkoi Escobari.

Me këtë veprim, Krasniqi pohoi se Kurti ka treguar pafuqi të vendit dhe ka ndjellur panikë e frikë te qytetarët.

“Ke mundur ta bësh këtë vet që e bërë në Bruksel, duke u dakorduar me ShBA-të dhe duke ua marrë për bazë këshillën që e kishe për më shumë se 4-5 javë në tavolinë, nga Escobar por edhe nga Blinken. Fatkeqësisht duke mos bërë një gjë të tillë, ke shprehur një pafuqi të Kosovës, duke ndjell panik e frikë, dhe jo veç në veri”./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme