Partia Demokratike e Kosovës do të mbështetë çdo qasje të mandatarit për Qeverinë e re, Ramush Haradinaj, rreth demarkacionit me Malin e Zi, raporton arbresh.info.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se është në dorën e Haradinajt të vendosë nëse duhet një komision i ri për të përcaktuar vijën kufitare me Malin e Zi.
“Ne jemi që të ofrojmë zgjidhje. Është e pakuptimt që në vitin 2017 ne ende të presim për lëvizje të lirë të qytetarëve. Kam besim të plotë se Haradinaj do të del me propozim konkret dhe PDK do ta ofron një zgjidhje,” thotë Hoxhaj.
Gjatë ditës, i pyetur për demarkacionin, Haradinaj tha se kufiri me Malin e Zi mbetet aty ku ka qenë, në Çakorr, në Kullë dhe në maje të larta, por nuk ka treguar se çfarë konkretisht do të bëjë me këtë çështje./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...