Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, me anë të një komunikate sot e ka kritikuar kryetarin e këtij qyteti Lutfi Hazirin për, siç thotë, “gjuhën e fyerjeve, sharjeve e kërcënimeve që e përdor”.
“Sikur Lutfi Haziri të ishte aq burrë dhe të kishte aq shumë moral politik, do të ishte për lakmi se si ai po e këshillon Ramush Haradinajn dhe të tjerët, që të ruajn institucionet e Kosovës dhe të ndalin gjuhën e sjelljen denigruese ndaj njëri tjetrit.
Lutfi Haziri vetëm kur e ka punën ngusht tregohet “i kulturuar dhe i matur”, përndryshe gjuha e tij e përdorur ndaj rivalëve politik, çdoherë ka qenë fyese, kërcënuese dhe ofenduese.
Jo më larg se vitin e kaluar Lutfi Haziri e kishte quajtur Albin Kurtin “Hajn të Pulava” duke e krahasuar me Ahmet Zogun si dhe duke e prekur në moral. Ndërsa kryetari i tij i LDK-së e kishte quajtur atë edhe “gomar”.
Po vet Luta dhe bashkëpartiakët e tij para koalicionit PDK-LDK, i etiketonte, akuzonte dhe i quante edhe kriminel udhëheqësit më të lartë të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ndërsa sot i ledhaton ata.
Para pak vitev e kur Hashim Thaçi e vizitonte Gjilanin, ishte po ky Lutë që ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës e quante “jabanxhi” në vendin e vet, atë dhe ekipin e tij i quante “njërëz me maska” dhe “Hiena”, kur mundohej dhe mendonte se po kërcënonte ish qeverisjen lokale me dhunën e “Ushtarëve të Rugovës” të cilët pasi erdhi në pushtet nuk po i përmend më asnjëherë këta “ushtarë”, i harroi krejt pasi i mashtroi keq ata.
Jo vetëm gjuhën e fyerjeve, sharjeve e kërcënimeve e përdorë Lutfi Haziri, por tipare të veçanta të karakterit të tij politik janë mashtrimi, shpifjet dhe etiketimet. Fatkeqësisht ai është i paskrubullt në politikë, ditën i fyen dhe i shanë ata, ndërsa natën me të njejtit njerëz darkon, pra ky është morali politik i Lutës”, thuhet në komunikatën e degës së Gjilanit të PDK-së.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës