Partia Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare kanë reaguar ndaj lajmit të vdekjes së veteranit të UÇK-së, Hetem Bajrami.
“PDK thotë se është një lajm i pikëllueshëm, sepse bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e humbën njërin nga meritorët dhe kontribuesit e lirisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Veterani i UÇK-së, Hetem Bajrami ishte nga fshati Dumosh i Podujevës, ai ishte burim atdhedashurie për të rinjtë në mërgim, duke kontribuar në mobilizimin e pastaj duke iu bashkuar edhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan në postim.
PDK gjithashtu përmes këtij shkrimi ka shprehur edhe ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Postimi i plotë:
Lajmi se atdhetari Hetem Bajrami na ka lënë, ishte lajm i pikëllueshëm, sepse bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e humbën njërin nga meritorët dhe kontribuuesit e lirisë së Kosovës.
Veterani i UÇK-së, Hetem Bajrami nga fshati Dumosh i Podujevës, ishte burim atdhedashurie për të rinjtë në mërgim, duke kontribuar në mobilizim e pastaj duke iu bashkuar edhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nderim jetës dhe veprës së Hetem Bajramit. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij!
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë