Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka kritikuar ish-qeverinë dhe Qeverinë e re të Kosovës për menaxhimin e situatës me kornavirus.
Anëtari i Kryesisë PDK-së, mjeku Ilir Kurtishi ka thënë se qeveria Kurti pas daljes nga pushteti nuk u mërzit për shëndetin e qytetarëve duke
“Kulmi i papërgjegjësisë përballë pandemisë u demonstrua me organizimin e një tubimi e koncerti nga Vetëvendosje, në sheshin e Prishtinës, ku u përfshinë edhe ish krerët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë, dhjetë ditë pasi u larguan nga pushteti. Sa ishin vetë në Qeveri, ftonin për kujdes dhe distancë sociale. Kur dolën prej saj, nuk u mërzitën për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Kurtishi ka shtuar se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje.
“Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër Covid-19. Është e pajustifikueshme dhe e pandershme që të vazhdohet të thuhet se nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme, ose laboratorë, për të bërë testime.
Kosova ka shumë ekspertë të zotë, që gjatë këtyre tre muajve mund të ishin angazhuar në testim, gjurmim, izolim dhe trajtim të Coronavirusit”, ka shtuar ai.
Ai ka apeluar te qytetarët që të mos ulin kujdesin dhe vëmendjen, teksa ka falënderuar punëtorët shëndetësorë për punën e tyre./arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...