Partia Demokratike e Kosovës, ka ftuar në debat parlamentar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën, për zhvillimet në politikën e jashtme.
Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Në këtë seancë ne kemi ftuar një debat parlamentar kryeministrin Kurti e Donika Gërvallën. Kemi një mori vërejtje lidhur me zhvillimet e politikës së jashtme. Ka pasur skandale të një pas njëshme nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe një heshtje totale nga kryeministri Albin Kurti. Ftojmë kryeministrin dhe ministren Gërvalla të ballafaqohen. Mënojmë qe duhet me pas një reflektim mbi zhvillimet e politikës së jashtme të Qeverisë Kurti”.
Çështja e dytë sipas tij është rritja e çmimit të energjisë elektrike ku tha se do të krijohet një komision hetimor lidhur me rritjen e çmimit të energjisë. Tutje, Tahiri tha se gjatë ditës së sotme do t’i dërgojnë Qeverisë plotësim ndryshimin e ligjit për tërheqjen së një sasie nga trusti.
“Konsiderojmë që është e rëndësishme të krijojmë një komision hetimor mbi çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Rritja e energjisë 100 për qind e nganjëherë edhe 115 për qind”.
“Çështja tjetër është plotësim ndryshimi i ligjit dhe tërheqjes së një sasie nga trusti. Ky projektligj i shkon sot Qeverisë së Kosovës dhe Qeveria ka afat një muaj për shqyrtimin e këtij projektligji. Kërkojmë Qeverinë që mos ta shtyjë një muaj por ta trajtojë në mbledhjen e parë të kuvendit.”/EO/
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...
E rëndë në Brooklyn: Vritet foshnja shtatëmuajshe pas një su...
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...