Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë lëshuar seancën e Kuvendit të sotëm sot, me arsyen se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk po arrin të sigurojë kuorum.
Kjo erdhi pas dështimit që të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare, pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë bërë një orë e gjysmë që janë në Kuvend, dhe asnjë pikë e rendit të ditës nuk është kaluar.
Sipas tij, VV-ja ka shkaktuar “kaos parlamentar” duke mos mundur të kalohen as pikat e seancave të vitit të kaluar, që ende janë të hapura.
“Që një orë e gjysmë jemi këtu realisht dhe nuk po mundemi me e kalu asnjë pikë të vetme. Ju na keni qitë përpara një lloj kaosi parlamentar dhe kemi seanca të pambyllura prej vitit të kaluar, kjo është e papranueshme dhe ne si grup parlamentar dhe besoj që edhe grupet tjera parlamentare të opozitës nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë sepse është i pakuptimtë qëndrimi ynë në këtë seancë. U munduam t’iu japim përkrahje në marrëveshjet ndërkombëtare, ju nuk i keni 61 deputetë.”, tha Tahiri.
Të njëjtën gjë bëri edhe LDK-ja, e cila tha se “Deputetët e pozitës nuk janë në sallë, nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ftoi të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të projektligjit për bujqësi./arbresh.info
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...