PDK ka mohuar raportimet se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit, teksa ka thënë se raportimet “janë të pavërteta dhe spekulative”
Përmes një pnjoftimi, PDK ka bërë thirrje që mediat të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.
Postimi i plotë:
Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.
Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.
PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës