Edhe këtë mbrëmje kanë vazhduar patrullimet nga Policia, për respektimin e masave antiCOVID.
Policia ka bërë apel për respektimin e këtyre masave, transmeton Klan Kosova.
Në postimin e tyre në faqen zyrtare të Facebook-ut, ata kanë thënë se janë të gatshëm të kujdesen për sigurinë e qytetarëve.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj dhe është e gatshme që në çfarëdo rrethane të kujdeset për sigurinë dhe në këtë kohë pandemie edhe për shëndetin tuaj”, thuhet në shkrimin e tyre.
Policia ndër të tjera tha se parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, prandaj në këtë kontekst duhet të bashkëpunojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë.
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...