Ajri në Kosovë ka filluar të pastrohet.
Në matjet e bëra sot thuhet se vlerat e ajrit janë ‘89 AQI Moderate PM2.5’, e që niveli i shqetësimin është mesatar.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se kjo cilësi e ajrit është e pranueshme dhe mund të sjellë probleme te një numër i vogël njerëzish. Ata mund të përjetojnë vështirësi në kanalet e frymarrjes.
“AQI “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes”, thuhet në publikim.
Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën.
Matësit do të mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto do të nxirren vlerat mesatare dhe do të freskohen për çdo orë në ëeb-faqe, dhe do të shfrytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila do të publikohet në ëeb-faqën AIRnoë. /arbresh.info/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...