Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të përmbushin obligimin ligjor për pagesën e faturave për shërbimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.
“Ky obligim bazohet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, e cila është validuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit. Për më tepër, kjo rregullore ka kaluar edhe verifikimin gjyqësor, pasi Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën e Komunës për pezullimin e saj, duke i dhënë rregullores fuqi të plotë ligjore dhe zbatuese”, thuhet në njoftim.
Përmes një komunikate për media, kompania “Pastrimi” ka deklaruar se pagesa e faturave për shërbimin e mbeturinave është detyrim ligjor për të gjithë qytetarët.
“Pagesat e rregullta mundësojnë ofrimin e një shërbimi më të mirë, më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në kryeqytet. Pagesat mund të realizohen edhe online përmes platformës zyrtare e-Kosova, si dhe në sportelet e kompanisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”