Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i Evropës po mbajnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik. Jepen vlerësime rreth përputhjes së ligjeve të Kosovës me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Përfaqësi i zyres në Bashkimin Europian, Labor Chald, ka thënë se ka shumë sfida në këtë rrugë por sipas tij përmes bashkëpunimit do të ketë shumë punë për të bërë dhe për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
“Është privilegj i madh për mua të jem këtu . Unë jam shumë i lumtur se mund të prezantojmë disa rezultate me rekomandime konkrete me çka duhet të përmirësohemi. Do të doja të njoh kontributin e institucioneve përfshirë edhe agjencitë. Unë mendoj që të gjithë ne e dimë që kemi shumë përpjekje në ligjin civil dhe në ligjin final, është e rëndësishme që krimi nuk paguhet por me mjete që janë fituar. Jo më pak e rëndësishme është bashkëpunimi qartasi ka shumë sfida unë do të vazhdojë të ju mbështes juve”, tha ai.
Ministri i financave Bedri Hamza tha se pastrimi i parave po dëmton shumë zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas tij po punohet maksimalisht përmes projekteve që të eliminohen këto raste.
“Nuk do koment se pastrimi i parave dëmton zhvillimin ekonomik, dhe sulmon esencën e një shoqërie. Me këtë drejtim raporti i vlerësimit me standardet ndërkombëtare të pastrimit të parave. Ky është vlerësimi i dytë që janë përmbushur nga autoritetet tona deri më tani ministria e financave ka përfshirë të gjithat aktet. Kjo strategji e re do të përfitoj e që fillon nga zyret dhe institucionet dhe përfundon të qeveria “, tha Hamza.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, thotë se me partnerët tanë po arrijmë ta parandalojmë një hark të rëndësishëm për vendin tonë.
“Ne bashkëpunim me partnerët tanë ne kemi arritur ta përpilojmë një draft ligj e cila është miratuar në Kuvendin e Kosovës për veprat penale të pastrimit të parave veprat penale me terrorizmin.
Po shpresojmë qe brenda këtij viti ti parandalojmë.
Jam i bindur që me një angazhim pozitë-opozit do ta votojmë brenda këtyre dy muajve ketë. Republika e Kosovës po arrit me mbyllë një hark të rëndësishëm” deklaroi Tahiri./Arbresh.info/
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...