Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Basri Sejdiun.
Vetë Sejdiu mohon të ketë qenë i njoftuar për shkarkimin e tij, deri më sot kur iu dha vendimi atij dhe i njëjti u bë publik.Ai në një deklaratë dhënë për GazetaBlic, ka vlerësuar se vendimi është i padrejtë, sidomos në këtë kohë të pandemisë.
Ndërsa, shton se do dalë edhe publikisht me një reagim, nesër.
“Nesër do të dalë në konferencë për media dhe do ankohem se është total i padrejtë, në kohë të pandemisë”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka deklaruar se nuk është njoftuar paraprakisht për shkarkimin nga pozita.
“Jo absolut jo, jam njoftu sot vetëm me vendim. Nëse e shihni punën deri tash, nuk kam nevojë me komentu, por normal që do të reagoj”, ka thënë Sejdiu.
Ndryshe, më herët Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka konfirmuar shkarkimin e Sejdiut duke dhënë arsyetimet.
Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës, thuhet në njoftimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.
Ndërsa, pozitën e Sejdiut do ta zë dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i Infektologjisë./GazetaBlic/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private