Sonte në mbrëmje besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, një festë që përkujton ringjalljen e Krishtit.
Në Kosovë, mesha qendrore e Pashkëve, do të kremtohet në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.
Ndërsa, nesër Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00, ndërsa në të njëjtën orë një meshë do të ketë edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Po nesër prej orës 18:00 do të mbahet mesha në kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë.
Nesër do të bëhet edhe pritja solemne e Pashkëve nga ora 19:00 deri në ora 20:00 në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e që organizohet nga Imzot Dodë Gjergji.
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...