Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.
Nga përdorimi i tyre njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin;
E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar;
Dy mjete të mprehta ( thika)
Një boks metali
Një shufër metalike, si dhe,
Një mjet të mprehtë shpues.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...