Një burrë 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen Tuneli i Parë në Mitrovicë.
Në njoftimin e policisë thuhet se është raportuar se viktima nuk kishte dal nga banesa e tij për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur, përcjell Arbresh.info.
Pas njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hapur derën me forcë, është konstatuar më pas vdekja e viktimës nga mjeku kujdestar.
“Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik