Pas tre muajve, Kuvendi formon Komisionin për “gylenistët”

15:36 | 28 Qershor 2018
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Komisionit Hetimor për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Me 58 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi ka formuar komisionin në fjalë, i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

Formimi i këtij Komisioni vije pas tre muajve që nga koha kur partitë politike kishin dërguar në Kuvend emrat e përfaqësuesve të tyre.

Vlen të përmendet se familjarët e të deportuarve kishin dorëzuar edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin ishte shkarkuar edhe ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj.

Shpërndaje në rrjete sociale