Pas situatës në veri, Vitia dhe Qalaj i drejtohen publikut

18:54 | 4 Prill 2020
A Z

Pas situatës së fundit me karantinimin e veriut, duket se gjithçka do të sqarohet me anë të një konference për media.

Nga ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se do të ketë konferencë për media me fillim prej orës 19:45, ku do të flasin ministri Arben Vitia, si dhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.

“Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj do të mbajnë sonte më 4 prill 2020 konferencë për media lidhur me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se veriu i vendit ka hyrë në karantinë me një urdhër të lëshuar nga Serbia, gjë që ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale