Në mbledhjen e mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kaluan tri pikat e rendit të ditës. Pika e parë ishte për përcaktimin e komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale e cila kaloi me 31 vota pro 1 kundër dhe 1 abstenim, shkruan arbresh.info
Pika e dyte e rendit të ditës, propozim-vendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për bashkësi lokale, kaloi me 33 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në këtë propozim pas shumë debateve u vendos që të përcaktohen nga një kandidat i secilës parti politike dhe si përfundim u zgjodhën këta emra: Ylli Hoxha (VV); Kimete Zeqa (PD); Abetare Fazliu (LB); Lirije Avdiu (PDK); Rita Pacolli (AKR); Remzi Pacolli (AKR); Visar Arifaj (Partia e Fortë), Zijadin Gashi dhe Albulena Ndreca.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe pika e tret e rendit të ditës e cila ishte për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për AKT-në, e cila kaloi me 30 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërsa, PDK-ja bojkotoi mbledhjen e sotshme duke vlerësuar se pikat për të cilat është thirrur mbledhja nuk janë aq urgjente. /Arbresh.Info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...