Pas reagimit të Rrahim Pacollit, lirohet punëtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit që ishte ndalur nga Policia Serbe

22:32 | 18 Janar 2020
A Z

Ish nënshkruesi i marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe Karton të Gjelbër në Bruksel, Rrahim Pacolli ka njoftuar se sot gjatë ditës është arrestuar një punonjës i BKS-së.

Ai është Milan Vukashinoviç, i cili u arrestua sot në pikën kufitare në Jarinjë, shkruan arbresh.info.

Si rezultat i reagimit të Rrahim Pacollit, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka lajmëruar që punëtori i saj, Milan Vushkanoviç është liruar pasi ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës për tre orë.

“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Pacolli reagon ndaj arrestimit të punonjësit të BKS-së nga Serbia, u bën apel ndërkombëtarëve

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale