Pas daljes nga koalicioni qeverisës me Prizrenin nga Nisma Socialdemokrate, me një postim në faqen e tij ka reaguar drejtori i Shëndetësisë nga radhët e LVV-së, Visar Shehu.
“Reagim me shkas!
E para Nisma dega Prizren gënjen kur thotë se komunikimi është bërë me rrjete sociale.
E dyta ka dëshmi të mjaftueshme edhe nga opinioni ligjor i MASHT-it se konkursi në DKA është në kundershtim me dispozitat ligjore, pra përseri gënjejnë.
E treta se konkursi ka qenë komplet i manipuluar tregojnë faktet që kandidatët nga 36 pikë pas konsulltimeve kanë dalë me 69 pike, pra vazhdojnë të gënjejne.
E katërta dalja nga koalicioni është e drejtë legjitime e subjekteve politike por dalja nga koalicioni për shkak te interesave klienteliste të ngushta duke shfrytëzuar pushtetin është jolegjitime, akoma po vazhdojnë të gënjejnë.
Mbaj përgjegjesi për fjalën publike me kaq sa kam thënë, kam edhe dëshmi për të gjitha këto që u thanë. E vërteta gjithsesi do triumfojë e me gjase shumë shpejtë kësaj radhe”, ka shkruar Shehu.
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...