Deri në mars të vitit të ardhshëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është duke synuar t’i realizojë kriteret e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) për t’u rianëtarësuar në të.
Një nga kushtet për t’u kthyer ku ka qenë është edhe pavarësia e plotë e saj dhe mosndërhyrjet politike.Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se janë duke u përpjekur me të gjitha kapacitetet që të anëtarësohen sërish në ENQA e më pas edhe në EQAR.
Për shkak të ndërhyrjeve politike të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e ministrit Shyqiri Bytyqi, ENQA dhe EQAR e patën përjashtuar Agjencinë. As ky veprim nuk e kishte ndalur Haradinajn t’i vazhdonte ndërhyrjet, meqë në fillim të këtij viti i pati kërkuar Bordit të AKA-së që të ketë kujdes të veçantë në trajtimin e kërkesave të kolegjeve private.
Drejtori Naim Gashi ka thënë se presin që ministri i ri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili vjen nga partia e Haradinajt, të bashkëpunojë me ta dhe ta respektojë pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit.
Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, ndërhyrjet politike në këtë institucion duhet të ndalen përfundimisht, në të kundërtën thotë se pasojat në arsimin e lartë do të jenë afatgjate.
Për qasjen që do ta kenë me Agjencinë e Akreditimit, ministri i ri i Arsimit, Ramë Likaj, nuk është përgjigjur, por kabineti i tij ka theksuar se Agjencisë do t’i sigurohet autonomi e plotë derisa janë zotuar se do ta fuqizojnë bazën ligjore për funksionimin e pavarur të saj.
“Kjo mbështetje do t’i sigurojë AKA-së mundësinë për të përcjellë standardet evropiane dhe kthimin në asociacionet përkatëse (ENQA dhe EQAR). Një prej prioriteteve të programit qeveritar dhe të Ministrisë është edhe rishikimi i Ligjit për arsimin e lartë, por edhe statuteve dhe rregulloreve aktuale bazuar në ligjin në fuqi, për të adresuar nevojat që ky nivel i arsimit të zhvillohet më shpejt, të ketë pavarësi më të madhe, burime të qëndrueshme financiare dhe integrim më të madh me ekonominë dhe arsimin e lartë të BE-së dhe më gjerë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Likajt.Kabineti i Likajt është zotuar po ashtu se do t’i ofrojnë përkrahje AKA-së që t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në ENQA dhe EQAR.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje