Disa shtetas maqedonas, të cilët ndodheshin në një hotel afër Manastirit të Banjskës, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pas ngjarjes janë kthyer të sigurt në Maqedoninë e Veriut.
Kjo u bë e mundur nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se disa shtetas maqedonas pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga Policia e Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga Policia e Kosovës.
Tutje, ai tha se për këtë ngjarje ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më ministren për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc, teksa shtoi se gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta.
“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës. Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time, Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, ka shkruara ministri Osmani në “Facebook”./rtk/

Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...