Pas mosmarrëveshjes ia gjuan shtëpinë me kallashnikov

11:42 | 12 Janar 2020
A Z

Është arrestuar një person në Mitrovicë.

Policia njofton se një person është arrestuar në fshtin Kqiq të Mitrovicës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.

Është konfiskuar arma AK-47 pa municion dhe 11 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale