Edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar e ka bërë fakt të kryer, artistët kanë ende shpresë për një zgjidhje ndryshe të kësaj situate. Pas takimit me presidentin e shtetit shqiptar Ilir Meta, ditën e sotme një përfaqësi e tyre do të takohet, edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, raorton Syri.net.
Ky është takimi i parë mes tyre ndërsa vetëm pak ditë më parë, një grup artistësh iu bashkuan edhe protestës së familjarëve të të arrestuarve si pasojë e incidenteve në protestën kundër tarifimit të Rrugës së Kombit.
Pak ditë më parë, me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i njohur Robert Ndrenika, zhvilluan një takim edhe me Presidentin Meta.
Ata e njohën Metën me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik. Nga ana e tij, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.
Nuk dihet nëse edhe Basha do të jetë me mesazhe, po kaq paqësore sa Meta, apo do të kërkojë radikalizim të protestës nga ana e artistëve./syri.net
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen