Gjatë të shtunës ekipet përkatëse të Qendrave të Mjekësisë Familjare në vend janë furnizuar me insulina nga Ministria e Shëndetësisë.
Këto furnizime po bëhen pas katër muajsh mungese të këtyre preparateve jetike për pacientët me diabet, derisa Ministria e Shëndetësisë u furnizua me to të premten ku i ftoi edhe komunat për t’i marrë këto ilaçe.
E meqë këto furnizime po bëhen gjatë kësaj fundjave, barnatoret e QKMF-ve nëpër komuna nuk punojnë të shtunave dhe të dielave, përveç ditëve të punës.
Mirëpo, QKMF-ja e Vitisë ka marrë një vendim në mënyre që insulinë-varësit mos ta presin më për t’u furnizuar, prandaj për qytetarët i ka hapur dyert në këtë vikend.
Këso gatishmërie ka treguar edhe QKMF-ja në Obiliq, ku të dielën njësia e barnatores do të punojë nga ora 8:00 deri në orën 15:00 të pasdites.
Megjithatë disa nga komunat e mëdha si Prizreni, Peja dhe Fushë Kosova shpërndarjen e insulinave për qytetarët do ta bëjnë nga e hëna.
Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me insulina të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir.
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...