Pas Kaçanikut, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka vazhduar me tubim në Han të Elezit.
Aitheksoi se një nga projektet kyçe të LDK-së është gazifikimi i Kosovës, i cili do të përfshijë edhe këtë qytet.
Abdixhiku premtoi se ky investim do të sjellë punë, mirëqenie dhe mundësi të reja për banorët e komunës.
Kreu i LDK-së shprehu bindjen se LDK ka rigjetur bazën e saj në këtë qytet jugor dhe se ndryshimi i madh do të vijë së shpejti.
“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet! Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi! LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë!”, tha Abdixhiku./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...