Qendra e Studentëve të UP-së ka bërë të ditur se do të shpallin konkurs shtesë për pranimin e studentëve për ushqim në mensë e që do të jetë i hapur nga 3 tetori deri me datën pesë tetor.
“QS ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë”, thuhet në njoftim.
Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje në mensë ndërsa çmimi do të jetë 15 euro.
Njoftimi i plotë i Qendrës së Studentëve:
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.
Studentët të cilët do të aplikojnë për ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë.
Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Çmimi për ushqim do të jetë 15 €./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...