Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është jofunksional që nga 27 marsi, atëherë kur u ka përfunduar mandati anëtarëve të këtij mekanizmi, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji presidenti Hashim Thaçi të emërojë anëtarët e rinj. Të paktën kështu deklarojnë deputetë nga koalicioni qeverisës, të cilët thonë se në bazë të informatave që kanë nga Zyra e Presidentit, KQZ-ja do të funksionalizohet gjatë shtatorit.
Në ndërkohë opozitarët kanë thënë se presidenti Thaçi qëllimisht po e zvarrit këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin.
Kreu i shtetit deri më tani nuk ka emëruar përfaqësuesit e partive politike, ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime se nga sa përfaqësues u takojnë grupeve parlamentare.
Lidhur me këtë çështje Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese opinionet e tyre në lidhje me kërkesën e presidentit për interpretim të dispozitës kushtetuese, e cila flet për emërimin e anëtarëve të rinj.
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...
Nesër seanca për buxhetin e Prishtinës
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit