Në fund të javës së ardhshme përfundon afati i dhënë nga Bashkimi Evropian për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar draftin, ndërsa ekipi menaxhues ka bërë të ditur se në hartimin e draftit ata marrin parasysh Marrëveshjen e Brukselit, por jo edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kanë mbetur edhe dy javë deri te përfundimi i afatit të vënë nga Bashkimi Evropian (BE) për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS).
Qysh para katër muajve BE-ja kishte kërkuar që deri më 4 gusht të hartohej statuti i AKS-së, porse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Këtë e kanë pohuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk kanë pranuar draftstatutin e ekipit menaxhues mbi Asociacionin.
Megjithëkëtë, drejtuesit e këtij ekipi kanë paralajmëruar se draftstatuti i Asociacionit do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit, rrjedhimisht kundër Kushtetutës.
Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i vendosur se Asociacioni do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Mirëpo ndryshe vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen të bindur se ekipi menaxhues nuk do ta respektojë Kushtetutën.
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...