Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në kabinetin e Presidencës Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.
Takimi vjen në kuadër të një vizite zyrtare treditore që dy ministrat belge po zhvillojnë në Kosovë dhe Shqipëri, me qëllim diskutimin e çështjeve që lidhen me trajtimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas agjencisë belge Belga News Agency, qeveria belge po shqyrton mundësinë e marrjes me qira apo ndërtimit të një burgu jashtë territorit të Belgjikës për personat e dënuar që nuk janë rezidentë të këtij vendi./Arbresh.info/

Lexo edhe:
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...