Reperi i njohur, Feronit Shabani – Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Jetmir Agaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai shkruan se lajmet që kanë qarkulluar nëpër media janë të vërteta, ndërsa thotë se “përtej shtëpisë time nuk mund të shkoj!”.
Sqarimi i plotë:
Sqarim per miqet edhe shume juve te tjere qe me keni shkru e jeni interesu ne lidhje me gjendjen tem
Eshte komplet e vertete ajo qe po qarkullon ne media qe une sot jam sulmuar nga personat tashme te njohur per organet e drejtesise dhe publikun e gjere.
Jam sulmu ne venin ku une edhe shume koleg hajm buk prej saj, dmth ne studion tone muzikore SBS Entertainment.
Menjehere pas rastit i jam drejtu organeve te rendit, te cilet une i mbeshtes ne menyre te plote dhe ofroje mbeshtetjen time te pa kursyer ne zbatim te ligjit dhe venien e drejtesise per çdo rast te mundshem te shkeljes se ligjit nga kushdo. Une pertej shtepise time nuk mund te shkoje./arbresh.info/

Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan