Derisa në Kuvendin e Kosovës, opozita po mbanë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ushqimin që po u servohet ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vendosur të drekojë bashkë me ushtarët.
Maqedonci, sipas disa fotografive të publikuar nga Dukagjini po shijon ushqimin e FSK-së në kazermën Adem Jashari, raporton Arbresh.info.

Në anën tjetër seanca e jashtësakonshme e iniciuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ende po vazhdon.

Mirëpo, kjo seancë është bojkotuar nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila mospraninë e deputetëve të saj në këtë seancë e bëri të ditur përmes një konference, vetëm një orë para se të niste seanca e Kuvendit./Arbresh.info/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...