Shukri Buja, i është rikthyer garës për të marrë drejtimin e Komunës se Lipjanit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në “Facebook”, PDK – Dega Lipjan.
Aty thuhet se Buja u nominua sot zyrtarisht si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit.
“Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, thuhet në njoftim
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...