Genc Nimoni nga ÇOHU, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se në bazë të një hulumtimi është gjetur se partitë politike në vend kanë shpërblyer sponsorizuesit e fushatës me tenderë të majmë.
Sipas tij, nga një hulumtim për periudhën 2007-2014, pesë partitë kryesore në vend PDK, LDK, VV, AAK dhe AKR, kishin marrë donacione në vlerë të 200 mijë eurove nga 76 subjekte, persona fizikë apo juridikë.
Nimoni ka thënë se pasi kanë marrë pushtetin, këto parti kanë shpërblyer sponsorizuesit e tyre me tenderë në vlerë prej 220 milionë eurosh.
Ai ka thënë se sponsorizuesit janë shpërblyer me 446 tenderë.
Hulumtimi merret edhe me rezultatin, siç thuhet, jo efikas të prokurorisë për të ndjekur këto raste.
“Ndër problemet kryesore mbetet numri i vogël i prokurorëve të profilizuar në prokurimin publik”, ka thënë Nimoni.
Ai ka thënë se Prokuroria nuk i ka të kategorizuara këto raste, në mënyrë që të vihet në pah më mirë suksesi i saj në ndjekjen e këtyre rasteve, dhe të njëjtën kohë të shihet se cili prej institucioneve bën më shumë shkelje.
Një problem tjetër, sipas tij, është mungesa e dëshmitarëve në këto raste./Koha.net/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...