Partitë Politike janë gjobitur me 41,900 Euro pas 24 ankesa të paraqitura nga rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, rrjet ky që monitoron procesin zgjedhor në vend.
Kjo është bërë e ditur nga Ismet Kryeziu për më shkrimi në profilin e tij në “Facebook”.
“Partitë Politike gjobiten me 41,900 Euro, për 24 ankesa të paraqitura nga DnV-ja. Demokracia në Veprim ju bënë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që të largojnë materialet e fushatës zgjedhore, posterët, njoftimet nga hapësirat publike që përfshijnë shtyllat elektrike, shenjat e komunikacionit, transformatorët e energjisë elektrike, drunjtë dhe objektet tjera publike, kulturore, fetare dhe të tjera siç përcaktohen në nenin 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjithsej numri i ankesave të shqyrtuara të cilat janë paraqitur nga DnV-ja arrin në 24, ndërsa në proces të trajtimit në PZAP janë edhe 30 ankesa të tjera të dorëzuara vetëm Demokracia në Veprim”, ka shkruar Kryeziu.
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?