Ende pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga presidenti Hashim Thaçi liderët e partive të koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.
ende nuk ka një datë zyrtare se kur vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, partitë politike kanë nisur tashmë të parapërgatiten për procesin e ri elektoral, të mbajnë takime me qytetarë, të japin premtime e të shprehen të bindur në fitore. Liderë nga partitë e koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Megjithëkëtë, presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret, i cili do të çonte drejt tejkalimit të situatës aktuale, të krijuar pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga pozita e kryetarit të Qeverisë. Përfaqësuesit e subjekteve politike po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mirëpo kreu i shtetit para dy ditësh pos zgjedhjeve ka përmendur edhe krijimin e një strukture të re qeverisëse, si opsion të mundshëm për të dalë nga gjendja e tanishme, shkruan tutje “Zëri”.
Kushtetuta e lejon mandatimin e një kandidati të ri për kryeministër, mirëpo presidenti ende nuk ka nisur konsultat me subjektet kryesore të koalicionit qeverisës e as me opozitën.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...